E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohet shqiptari me skaf në Itali

Roja bregdetare italiane shpëtoi dy shqiptare qe kërkuan ndihme, pasi skafi me te cilin udhëtonin pësoi avari ne mes te detit. Megjithatë, pak pas mbërritjes ne breg, njeri prej tyre u arrestua, pasi rezultonte i shpallur ne kërkim nga drejtësia italiane për vjedhje. Shqiptaret u shpëtuan ne zonen e Puljas, pasi dhanë alarmin me telefon, kur motori pësoi avari. Dy anije tërhoqën skafin deri ne portin e Otrantos. Shqiptaret ishin ne gjendje te mire shëndetësore dhe deklaruan se ishin nisur nga brigjet shqiptare gjate ditës se djeshme dhe kishin mbetur ne det 4 milje larg brigjeve italiane. Mbetet për t’u sqaruar se ç’qellim kishte udhëtimi i dy shqiptareve, pasi kanali i Otrantos është nje nga rrugët, qe përdoret nga grupet kriminale për trafiqet e paligjshme.

Vazhdo të lexosh