E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet shqiptari me pistoletë lodër dhe 2 mln euro drogë në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane,pasi është kapur me drogë.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarit me iniciale L.O, 35 vjeç, i është sekuestruar në garazh një sasi prej 830 kg drogë, 564 kg marijuanë e 266 kg hashash, si dhe një pistoletë lodër. Kjo e fundit ishte pikërisht ajo e cila çoi policinë italiane në gjurmët e drogës.

 

Reklamë

Arrestimi i 35-vjeçarit erdhi nga një operacion i ndërmarrë pas një sinjalizimi në “YouPol”, aplikacion i policisë italiane, ku qytetarët mund të sinjalizojnë për çdo gjë të dyshimtë e antiligjore.

 

Sipas autoriteteve italiane shqiptari është arrestuar, pasi është pikasur në bordin e automjetit teksa po bëhej gati për të hyrë në garazhin e tij në rrugën “Ebat”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë