Tentativa për tu arratisur e një shqiptari nga policia në Spanjë ka rezultuar e dështuar.

Mediat spanjolle raportojnë se një 40-vjeçar shqiptar sapo ka parë postobllokun e policisë ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të largohet përmes një përroi që ndodhej aty pran, por arratisja e tij ka zgjatur fare pak, pasi u arrestua nga policia.

Punonjësit e policisë në Barcelonë pasi e ndaluan shqiptarin, dhe bënë kontrollin elektronik të tij, panë se ndaj tij kishte dy urdhër arresti, njëri me burg dhe tjetri me dëbim jashtë vendit.

Siç kanë shpjeguar burimet policore për ElCaso.com, përveç urdhrit të dëbimit nga Spanja për çështje të pazgjidhura për anëtarësim në organizatë kriminale dhe krime të lidhura me pasuritë, ai kishte një urdhër të lëshuar nga Italia ku i ndalohej hyrja në zonën Shengen.

Fillimisht, kur u kap mes bimësisë, u arrestua për krimet e mosbindjes së rëndë dhe plagosjes. Shqiptari gjatë arrestimit ka luftuar me një nga agjentët, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta në kyçin e dorës.

Më vonë ata zbuluan shkakun e arratisjes dhe nervozizmin e dukshëm të burrit kur pa kontrollin e Gardës Civile: kishte dy urdhër-arreste për të, një për hyrje në burg dhe një tjetër për dëbim nga vendi, përveç ndalimit të hyrjes në Zonën Shengen, e cila përfshin të gjithë Bashkimin Evropian (BE) përveç Rumanisë dhe Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *