E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Bota

Arrestohet shkrimtari Adnan Oktar

Ky është Adnan Oktar, një ndër shkrimtarët më të famshëm në Turqi, i njohur ndryshe me pseudonimin Harun Jahja.

 

Policia e Stambollit e arrestoi atë nën akuzat e krijimit te një organizate me qëllime kriminale, abuzimit seksual të fëmijëve, rrëmbimit, shkelje të ligjit kundër terrorizmit dhe shkelje të procedurave tatimore.

 

Reklamë

Por operacioni i policisë që po zhvillohet në pesë qytete, është më i gjerë. Hetimi përfshin edhe 235 persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me shkrimtarin. Një pjesë e madhe e tyre tashmë kanë rënë në pranga.

 

Adnan Oktar konsiderohet një njeri kontrivers. Ai zotëron një kanal televiziv të quajtur “A9”, ku drejton një shfaqje në të cilën diskutohen edhe çështjet sociale e fetare.

 

Oktar i ka shkruar librat e tij me pseudonimin Harun Jahja dhe me këtë emër njihet gjerësisht. Ai ka realizuar dhjetëra botime që trajtojnë tema historike e fetare. Shumë libra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë