E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet pronari i “pitbull”/ Qeni i tij sulmoi dhe plagosi rëndë një të moshuar 84-vjeçar

Policia ka arrestuar këtë të premte 44 vjeçarin Armand Lala, pronar i një qeni pitbull, që ditën e djeshme sulmoi në rrugë një  të moshuar 84-vjeçar. Mbi të rëndon vepra penale e “braktisjes së kafshës së shoqërimit”.

 

Reklamë

Ndërkohë, i moshuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

 

Mjekët thanë se ai ka marrë plagë të shumta në kokë, duar e pjesë të tjera të trupit. Ky nuk është rasti i parë kur qenët “pitbull” lëshohen rrugëve pa asnjë kujdes e masë mbrojtëse, duke sulmuar qytetarë e duke iu rrezikuar edhe jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë