Një prift spanjoll është arrestuar nën dyshimin se ka trafikuar ilegalisht pilulën blu Viagra më të famshme në botë në shtëpinë e tij. Alfonso Raul Massa Soto, ka shprehur hapur seksualitetin e tij, ndërsa u shfaq i prangosur pas trafikut ilegal të pilulës e cila rrit libidon mashkullore.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij në qytetin Don Benito në provincën perëndimore të Badajoz, pranë kufirit të Spanjës me Portugalinë. Policia spanjolle arrestoi edhe personin që gjeti brenda shtëpisë së tij, për të cilin prifti u shpreh se është partneri i tij.

Çifti, i cili kaloi pragun e gjykatës të martën, ka dëshmuar në polici për katër orë. Prifti u lirua me kusht, por iu desh të paraqitej në një gjykatë lokale çdo dy javë. Ndërkohë, shoqëruesi i tij i paidentifikuar është burgosur në pritje të një hetimi penal në vazhdim. Arrestimet u kryen të hënën pas një hetimi njëjavor nga Garda Civile./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *