E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Arrestohet presidenti i Kastriotit

Policia e Tiranës arrestoi presidentin e ekipit të futbollit Kastrioti, pasi dhunoi fizikisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica, për shkak të një artikulli. Ilnica përfundoi në spital, ndërsa pak orë më pas Alban Vogli, 29 vjeç u prangos. Sipas dëshmisë se gazetarit, Vogli fillimisht i ka kërkuar të hipte në automjet por kundërshtimi i tij solli më dhunën e ushtruar nga disa persona. Mes tyre ishte edhe vete Presidenti i ekipit te Kastriotit. Për ngjarjen reagoi dhe deputeti demokrat Genc Pollo. Në cilësinë e kreut të Komisionit të Medias ai tha është cenuar liria e shtypit dhe akuzoi qeverinë. 29-vjeçari Alban Vogli akuzohet per plagosje të rëndë me dashje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë