E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 minutë më parë
Rajoni

Arrestohet Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarin e FFK-së, Artan Govori.

 

Mirëpo, mediat kosovare raportojnë se Ademi e ka mohuar sulmin fizik, duke thënë se pati vetëm një debat mes tyre.

 

Nga ana tjetër, Govori pohon se: “Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rrah me dikë. Me tregu drejtën nuk kanë qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dashur me e denoncuar në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka gërric. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë