Shefi i stacionit policor në fushë Arrëz, Izmir Duraku është arrestuar këtë të premte, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht një vajzë në ambientet e komisariatit të Shkodrës.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015 kur ishte i emëruar si specialist i hetimit të krimeve, por denoncimi është bërë vetem kohet e fundit nga vajza në prani të psikologut. I menjehershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e konsideroi nje akt te ulet.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në prill të vitit 2015, ku 27-vjecarja i është drejtuar policise pikerisht për të dononcuar abuzimin qe i ishte bërë nga persona te tjere, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër. Per me teper perdbhunimi ka ndodhur ne ambjentet e komisarjatit te policise. Izmir Duraku është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.