Subscribe

Arrestohen tre personave që merreshin me shitjen e lendeve narkotike ne zonën e “Oxhakut” në kryeqytet, mes tyre dhe një polic. Droga u sekuestrua gjatë operacionit të koduar “Ëeekend” dhe ishte e llojit kokainë, ndërsa pesha e saj shkonte afërsisht 240 gram.
Ky është momenti i prangosjes së Gurian Lekziqi, punonjës policie ne komisariatin 2 ne kryeqytet, Ylli Milla, dhe Gëzim Sefa, 47 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në momentet e ndalimit, polici Gurian Lekzeqiri ishte në timonin e makines “Audi”, shoku i tij Ylli Milla ndodhej në sediljen e pasme, ndërsa i treti jashtë automjetit. Ata nuk kane bere rezistence. Droga u gjet e fshehur brenda automjetit, ndërkohe qe policia sekuestroi edhe 5 aparate celulare me te cilët grupi komunikonte per te organizuar shitjen e lendes narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *