Vendi
Arrestohet piromani në Vaun e Dejës, ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, por flakët u përhapën

Një person, i cili akuzohet se ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush në Vaun e Dejës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre, është arrestuar nga policia.
Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin L. Rr., banues në fshatin Barbullush.
Reklamë
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre. Nga flakët nuk janë dëmtuar varret.
Policia apelon gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




