Arrestohet piromani në Tiranë, dogji tre sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve

Një 34-vjeçar, i cili dogji tre sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve është arrestuar nga policia e Tiranës.
“Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në afërsi të autostradës “Elbasan– Tiranë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e autorësisë, si dhe për të mundësuar shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, J. S., 34 vjeç, banues në fshatin Mjull Bathore”, njofton policia.
Policia apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre pasi reagimi i strukturave të Policisë do te jetë i menjëhershëm dhe në zbatim të sanksioneve të Kodit Penal./vizionplus.tv




