Kronikë
Arrestohet një person i dënuar për vrasje, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një emër i njohur për drejtësinë është arrestuar mbrëmjen e të premtes nga policia në Elbasan.
Bëhet fjalë për Albert Alterziun, i cili ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë, si dhe nga COVID-19.
Së fundmi, ai ishte në kërkim për dhunë në familje. Por, në moshë minorene, 15 vjeç, Alterziu ka qenë i dënuar për një vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2001, kohë kur ka vrarë bashkëmoshatarin e tij, Elton Shuli.
Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene.




