I dyshuari kryesor për vrasjen makabre të 14-vjeçare, Ljupço Palevski-Pallço është arrestuar në Turqi. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe ekzekutimin e adoleshentes, Vanja Gjorçevskës, si dhe 70-vjeçarit, Pançe Zhezovskit.

 

Autori i dyshuar u ndalua në një aeroport në Turqi, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar.

 

Ai dyshohet se është informuar nga i ati i të miturës mbi vendndodhjen dhe oraret në të cilat ajo frekuentonte shkollën, ndaj rrëmbimi i saj u krye pranë shkollës që e ndjera ndiqte. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet mes babait dhe nënës të viktimës, teksa kjo e fundit kishte shitur një aparatament së fundmi. I ati do të ‘zhvaste’ ish-bashkëshorten, duke e shatazhuar me jetën e të bijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *