E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Arrestohet në Qafë-Thanë maqedonasi i shumëkërkuar

Një shtetas maqedonas I shpallur në kërkim është arrestuar në Qafë-Thanë.

 

Shtetasi i arrestuar është R.H., 52 vjeç banues në Shkup.

 

Reklamë

Sipas policisë arrestimi i 52 vjeçarit u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

 

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë