Një 29-vjeçar I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia kufitare në Morinë.

 

29-vjeçari i arrestuar është me inicialet R. N., banues në Rrëshen.

 

I  riu po tentonte të kalonte në pikën kufitare por gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim ndërkombëtar.

 

Sipas policisë, Gjykata Chieti, Itali ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kërcënim i nëpunësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *