Ekzekutori i  dyshuar i biznesmenit, Ardian Nikulaj, në Shëngjin është vënë në pranga.

 

Bëhet me dije se autori i dyshuar, Ruben Saraiva, është arrestuar në kryeqytetin Rabat të Marokut dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

 

Dyshohet se portugezi ka kaluar kufirin drejt Marokut me dokumenta false.

 

Shtetasi portugez i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës, e cila e akuzon për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij, teksa autori i maskuar u fut në ambient dhe e qëlloi me breshëri. Më pas ai u arratis me një motor.

 

Edmond Haxhia dyshohet të jetë porositësi i këtij atentati, ndërsa shkak mendohet të jetë hakmarrja.

 

 

Njoftimi i plotë:

 

Falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj.

 

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç.

 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.

 

Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *