Policia greke ka ndaluar një ditë më parë një qytetar shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Sipas asaj që njofton policia greke, shqiptari (identiteti i të cilit ende nuk dihet) ishte dënuar me 20 vite burg nga një shtet europian, pasi akuzohej për trafik droge.

Arrestimi i tij është bërë një ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërkohë që javën e ardhshme pritet të dalë para drejtësisë greke.

Njoftimi i Policisë greke:

Një i huaj është arrestuar në Kakavi me urdhër-arresti europian.

Ndaj tij ishte në pritje një dënim shumëvjeçar.

Një i huaj është arrestuar mesditën e djeshme (9.12.2023) në pikën kufitare të Kakavisë nga punonjës policie të Departamentit përkatës të Kontrollit të Pasaportave, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër arresti europian nga autoritetet italiane, sipas të cilit ishte dënuar me 20 vite burg për shkelje të legjislacionit të drogës.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Apelit të Janinës. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *