Subscribe

Nje tjetër autor i dyshuar i grabitjes spektakolare në aeroportin e rinasit u arrestua nga policia. Mbrëmjen e të hënës, rreth mesnatës, përfundoi në pranga Elton Pikli 32 vjec, banor i Krujës. Ndonese fillimisht u dyshuar se arrestimi i tij ishte bere ne Bullgari, nga policia nje gje e tille nuk u konfirmua.

Ashtu si 4 të tjerët e kapur deri më tani, edhe Pikli akuzohet për “Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim”, si pjesë e grupit të strukturuar Kriminal, e po ashtu dhe për vrasjen e punonjësit të policisë, e mbetur në tentativë.

Më herët gjatë ditës gjykata e krimeve të rënda la në burg Alkond Bengasin nga elbasani, një nga personat e arrestuar për grabitjen. Në fillim ai e mohoi përfshirjen në krim, por më pas pranoi se kishte dijeni për modifikimin e furgonit, duke treguar edhe emrat e shokëve të tjerë të grupit që punonte në servis.

Bengasi tregoi se kishte rreth 6 muaj që punonte në servisin e marrë me qera nga kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala. Për shkak të rrëfimit të tij, ai pritet të jetë i penduari i parë i drejtësisë për këtë ngjarje.

Ndërkohë në polici po mbahen edhe 3 të arrestuarit e tjërë Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Renaldo Sula. Ata do të njihen te merkuren me masën e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *