Një pjesëtare e muxhahedinëve, grup i cili përfitoi azil në Shqipëri disa muaj më parë, është arrestuar nga uniformat blu në bashkëpunim me Interpolin. Lajmi është publikuar nga mediat iraniane, të cilat kanë cituar zyrtare te policisë në këtë shtet. Sipas zedhenesit të policisë iraniane gruaja e ndaluar është një nga autorët e sulmit terrorist vdekjeprurës në vitin 1981, i cili vendosi një bombë në zyrat e partisë Republika Islamike. Për pasojë dhjetëra zyrtarë, përfshi dhe kreun e Këshillit Suprem Gjyqësor, Ajatollah Mohamed Beheshti mbetën të vrarë në këtë atentat. Policia ne Iran thekson se pritet ekstradimi i saj sa me pare. Organizata e muxhahedinëve është hequr nga listat e organizatave terroriste në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë Irani vijon ta cilësojë atë si një grupim terrorist, përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave gjatë akteve të tyre terroriste. Ndalimi i muxhahedinit në Shqipëri nuk është konfirmuar ende as nga policia në vend dhe as nga Interpoli.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *