E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Arrestohet ministri i Kurtit, Fikrim Damka dhe i biri sulmuan kandidaten e Partisë Turke

Ministri i Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, Fikrim Damka, dhe djali i tij, Fuat Damka, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Ky veprim erdhi pas një incidenti që ndodhi një ditë më parë në Prizren, gjatë zhvillimit të procesit të votimit.

Reklamë

Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe i biri janë arrestuar për akuzat e sulmit dhe kanosjes ndaj dy personave të një subjekti tjetër politik.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë