Subscribe

Menaxheri i pikës së karburantit ku shpërtheu autoboti me benzinë  në rrugën Bardhyl në kryeqytet ka përfunduar në pranga.

 

42 vjeçari, Miklovan Sallaku është arrestuar nga Policia e Tiranës për veprën penale të “Shkeljes se rregullave për lëndët plasëse, djegëse e radioactive” një vepër kjo që parashikon heqjen e lirisë, nga një deri në pesë vjet.

 

Nga ngjarja e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi, mbeti i plagosur vetë menaxheri dhe shoferi i autobotit, Myrto Kadiu i cili vijon të jetë në spital. I pari mori lëndime në dorë, ndërsa i dyti në duar dhe në fytyrë. Pas shpërthimit, shoferi i autobotit eshte perpjekur të ndalojë furnizimin e karburantit por sapo ka tentuar të të heqë tubin nga pajisja eshte dëmtuar në fytyrë dhe duar.

 

Më pas shoferi hipi në autobot për ta larguar nga karburanti në mënyrë që të shmangte një ngjarje edhe më të rende, por për shkak të plagëve në duar dhe fytyrë ai nuk ka mundur ta largojë shumë autobotin nga aty dhe ka humbur duke e spostuar autobotin në shkallët e një dyqani ngjitur.

 

Fatmirësisht ai ka frenuar në kohë  dhe askush nuk u lëndua. Policia ndërkohë vijon hetimin për zbardhjen e plotë ngjarjes.

 

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga plasja e valvulës së sigurisë në dhomën e nëndheshme të mbushur me lëndë djegëse ngjitur me karburantin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *