Subscribe

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia si pjesëmarrë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Sipas degës së “Vetëvëndosje” në Tiranë, ky arrestim është tipikisht i porositur.

 

 Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin.Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë.Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek.Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara.Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!

 

Përfaqësues të Shoqatës Patriotike “Cameria”, PDIU dhe Lëvizja Vetevendosje u mblodhen para MEPJ për të protestuar në një kohë që në Tiranë ka mbërritur për vizite Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *