E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet Kataldo Lezhja, terrorizoi banorët 1 vit më parë

Policia e Tiranës ka arrestuar Kataldo Lezhjan, një prej dy personave, i cili terrorizoi banorët e kryeqytetit një vit më parë kur iu arratis policisë në ndjekje e sipër. Ngjarja ndodhi ne dhjetor të një viti më parë, kur një telefonatë e mbërritur në policinë e Tiranës, denonconte për dy persona që lëviznin të armatosur në një makinë. Policia u vu menjëherë në lëvizje për kapjen e këtij mjeti, ndërsa dy të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar dhe duke përfituar nga mbyllja e semaforit braktisën mjetin në trafikndarëse dhe u larguan. Pas arratisë, policia arrestoi Bruno Lezhjan vëllain e Kataldos, i cili u prangos mbrëmjen e djeshme.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë