Vendi
Arrestohet italiani në Durrës

Policia e Durrësit arrestoi ne port një shtetas italian. Alessio Leggiadro, 37 vjeç banues ne Pistoia u prangos, pasi iu gjet një sasi kokainë dhe kanabisi. Italiani e kishte fshehur drogën në çantën e të fejuarës së tij. Sipas policisë, droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me te cilin udhëtonte çifti. I arrestuari së bashku me të fejuarën, banuese në Kavajë ishin pasagjerë. Por 37-vjeçari italian ka deklaruar se droga e gjetur në çantën e të fejuarës i përkiste atij.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




