E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 55 minuta më parë
Kronikë

Arrestohet italiani me hashash, ishte nisur nga Durrësi

Një 50-vjeçar italian u arrestua në portin e Barit, pasi në bagazhin e automjetit të tij u gjetën gati 10 kilograme marijuhanë dhe 1 kg vaj hashashi. Ndalimi i tij u bë pas një shkëmbimi informacionesh mes Guardia Di Finanza dhe policisë së kufirit Durrës. Italiani ishte nisur nga porti i Durrësit në drejtim të shtetit fqinj, ndërsa në njoftimin e policisë, thuhet se vijon ende puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi dyshohet për rrjet trafikimi të lëndëve narkotike.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë