E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet ish-Shefi i sektorit ligjor të Burgut të Peqinit, ndihmoi në lirimin e një të burgosuri

Arrestohet ish-Shefi i Sektorit Ligjor të burgut të Peqinit, Gani Shehu, pasi akuzohet nga SPAK për “Falsifikimit të dokumenteve”.

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se Shehu paraqiti të dhëna të rreme për një të burgosur që t’i mundësonte lirimin.

Reklamë

Implikimi i tij në këtë vepër penale u zbulua gjatë një seance gjyqësore në ngarkim të shtetasit V.B.T, i cili po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

I pandehuri kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurimit dhe avokati i tij kishte paraqitur në gjyq si provë një shkresë me lëndë: “Kthim përgjigje” e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin e datës 14.01.2021.

Sipas SPAK, “pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, u krijua dyshimi i arsyeshëm se, në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit V.B.(I).

Gjithashtu, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se, personi që ka përgatitur këtë shkresë në të cilën janë pasqyruar të dhëna të rreme, është Shehu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë