E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina  është arrestuar nga forcat policore të Maqedonisë së Veriut.

 

Arrestimi I tij është dënuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, duke e cilësuar një një tjetër shembull i abuzimit politik që kryen Serbia përmes këtyre kërkesave për arrest.

 

Reklamë

Morina është arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.

 

Shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj është shprehur se institucionet e Kosovës do t’i drejtohen menjëherë Bashkimit Evropian me kërkesë që të parandalojë raste të tilla.

 

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Shkup dhe besojmë se rasti do të zgjidhet sa më parë në bazë të frymës së bashkëpunimit që kemi me Maqedoninë e Veriut”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë