E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohet ish-ministri grek Janos Papantoniu

Gjykata greke ka dhënë masën e arrestit me burg për ish-ministrin grek të mbrojtjes Janos Papantoniu dhe bashkëshorten e tij Stavrula Kuraku, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e së martës. Këto pamje tregojnë momentin kur ata shoqërohen nga policia me pranga në duar.

 

Ish ministri u mor në pyetje për më shumë se 18 orë. Papantoniu ka mohuar akuzat sipas së cilave ai përfitoi 2.4 miliona euro ryshfet në vitin 2013 për një kontratë për modernizimin e Marinës Helene.

 

Reklamë

Ryshfeti, sipas hetimeve, ishte depozituar në llogaritë bankare të çiftit Papantoniu.

 

Por ish ministri pohoi u ka sqaruar hetuesve se anulimi i kontratës mund t’i kishte shkaktuar një dëm të madh shtetit grek. Edhe bashkëshortja e tij nga ana tjetër mohoi akuzat gjatë dëshmisë e cila zgjati 4 orë.

 

Ndërsa një inxhinier i akuzuar nga hetuesit për çështjen, ka kërkuar falje dhe u lirua me kusht.

 

Janos Papantoniu është ministri i dytë grek i mbrojtjes qe akuzohet për korrupsion, pas Akis Xohaxopulos qe përfundoi ne burg për afera të ngjashme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë