E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

Arrestohet ish kryeprokurorja e Maqedonisë së Veriut

Prokurorja speciale e dorëhequr në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është arrestuar nga forcat e policisë një ditë pasi ka dëshmuar ne Prokurori mbi rastin “Reket”, që bën fjalë për zhvatjen e 1.5 milion eurove.

Sipas raportimeve nga mediat ne vendin fqinj, pritet të arrestohen edhe tre persona të tjerë, mes tyre dy politikanë. Në hetime gjithashtu do të përfshihet edhe djali i Janevës.

Pasi dha vendimin për arrestimin e saj, prokurori publik Ljubomir Joveski. sqaroi se prokurorja speciale ka tejkaluar kompetencat duke përfituar të mira materiale për vete dhe për persona të tjerë.

Historia e shantazheve në rastin “Reket” ka shkaktuar tërmetin më të madh politik të viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Afera doli në dritë më 15 korrik, kur Janeva dha papritmas dorëheqjen si kryetare e prokurorisë.

Në të njëjtën kohë, u arrestuan dy biznesmenë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët dyshohet se ishin truri i aferes korruptive.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video