E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet ish-komando nga Kruja, stërviste me armë fëmijët

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se është një ish komando i ushtrisë, që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011.

 

Ndalimi i shtetasit Erzen Uka është bërë nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

 

Reklamë

Sipas policisë i arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë dhe është mbajtur nën survejim që prej vitit 2007.

 

29-vjeçari është me origjinë nga Kruja, i divorcuar dhe i proceduar me parë për dhunë në familje. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua.

 

Ndërkohë mbi 29 vjeçarin e arrestuar rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë