Subscribe

Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës së dhe ish-epror i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, është i arrestuari i parë i Prokurorisë Speciale.

 

Zyra e Prokurorit me seli në Hagë, njoftoi se prangosja e Mustafës u bë këtë të enjte në shtëpinë e tij në Kosovë në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, pas konfirmimit të aktakuzës.

 

“Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë”, thuhet në deklaratën për shtyp.

 

Vitin e kaluar ai u paraqit të dëshmonte në  Hagë, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

 

Salih Mustafa njihet si një prej themeluesit të UÇK-së në zonën e Llapit. Ai ka qene arrestuar edhe nga regjimi i Sllobodan Millosheviç nën akuzën e organizimin e një kryengritjeje së armatosur.

 

Pas luftës, Mustafa mori detyrën e shefit të departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar i shërbimeve sekrete pranë ish kryeministrit Agim Çeku. Kohët e fundit ai ka shërbyer si Zyrtar i Lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrotjes.

 

Deri më tani, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar, përfshirë edhe presindentin Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, megjithëse ko akuzë ende nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale.

I ftuar nga dhomat e Specializuara ka qenë edhe ish kryetari i Parlamentit Kadri Veseli e Ish kryeministri Ramush Haradinaj e dhjetra ish luftëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *