E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 58 minuta më parë
Video · Kronikë

Arrestohet ish deputeti Mark Frroku/ I përfshirë në konfliktin për pronë në Kepin e Rodonit

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit në Kepin e Rodonit për çështje pronësie.

 

Konflikti ka lindur per nje pronë në hyrje të Kepit të Rodonit cka bërë që shumë persona nga dy pale, të përfshihen në përleshje me njëri-tjetrin, deri në  të shtëna armësh:

 

Reklamë

Bajram Kaçuli, banor I fshatit Shetaj ka një pronë në hyrje të Kepit të Rodonit, ngjitur me rrugën ku po kryhen punime për rrethimin e zonës që është pronë e kishës franceskane.

 

Punimet po kryhen nga shoqëria Albanian Tourist Resort, por disa ditë më parë ato janë bllokuar nga inspektoriati I territorit ne Durrës në bashkëpunim me policinë.

 

Kaçuli pretendon se rrethimi që po kryhet ka hyrë në pronën e tij dhe për këtë arsye ka nisur konflikti.

 

Te dielen palët jane perplasur sërisht, ndërkohë që i pranishëm ka qenë edhe ish deputeti Mark Frroku si përfaqësues i Kishës Franceskane. Policia ka arrrestuar 8 persona përfshirë Frrokun dhe bashkepunetore te tij si dhe banore te fshatit.

 

Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet për këët konflikt pasi dyshohet se ka mbivendosje pronash ne zonen e bregdetit te Kepit te Rodonit.

Më shumë video

Reklamë