Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është arrestuar nga autoritetet spanjolle.

E gjitha është lidhur me skandalin “BarçaGate”, në të cilin zyrtarët e klubit u akuzuan për fillimin e një fushate shpifjesh kundër lojtarëve aktualë dhe ish-lojtarëve që kritikonin klubin dhe presidentin e atëhershëm Bartomeu.

Gjithçka u zbulua një vit më parë nga mediat spanjolle. Ata treguan se në listën e pagesave të klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale. Ajo paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët si Messi, Xavi dhe Pique.

Bartomeu dhe bordi i tij i drejtorëve dha dorëheqjen vitin e kaluar mes polemikave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *