E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet i riu, tentoi të korruptojë policin

Një 23 vjeçar nga Erseka është arrestuar në kushtet e flagrancës. Ngjarja ndodhi në rrugën e Dibrës në kryeqytet pasi i riu shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe u përpoq të korruptonte uniformat blu me para.

 

Policia e ka ndaluar 23-vjeçarin pak metra pas kryqëzimit të farmacisë 10, ku ai kaloi me semafor të kuq. Pasi polici i ka kërkuar dokumentet, i riu ka nxjerrë nga portofoli dy kartëmonedha 1000 lekëshe duke i fshehur ato mes letrave të automjetit.

 

Kaq ka mjaftuar që ai të arrestohet në kushtet e flagrancës, ndërsa përpiqej t’i shpëtonte gjobvënies për kundravajtjen e kryer.

Vazhdo të lexosh

Reklamë