Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. I arrestuari është Blendo Alikaj, nga Vlora. Ne momentin e arrestimit 32-vjeçari ka qenë i ulur i vetëm në kafene, në zonën e unazës se re. Ai është kapur nga dy policë civilë.

 

32-vjeçari dyshohet se është autor i një ngjarjeje të ndodhur në Vlorë më 04 janar 2017, ku, sipas policisë mbetën të plagosur me arme tre persona. Blendo Alikaj rezulton person me precedentë penal dhe dyshohet per disa vepra penale, mes te cilave dhe gjobevenie, kërcenim dhe tentativa vrasjeje. Gjatë kontrollit në një nga banesat e tij, policia sekuestroi 3 fishekë pistolete, nje pale dorashka të zeza dhe nje kapuç-maskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *