Kronikë
Arrestohet i dyshuari kryesor për ekzekutimin e ish policit Bilali

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, 50 vjeç.
Sipas policisë është vënë në pranga shtetasi Gjergji Cukali 40 vjeç, i dënuar me parë për disa vepra penale.
Ngjarja ka ndodhur në 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Bilali., 50 vjeç.
Policia pas një pune të mirëorganizuar sqaron se ka arritur të bëje zbulimin dhe dokumentimin ligjor te kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




