Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vje çar të akuzuar për vjedhje në kuadër të opercionit “Skeda”.
Sips policisë, i arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale më datë 11 vodhi para në çantat e 3 punonjëseve në spitalin e Elbasanit dhe një natë më pas, vodhi me thyerje, pajisje elektronike në një dyqan.
Në pranga ka rënë shtetasi A. Ç. alias A. B., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se:
-gjatë natës së datës 11.06.2025, në spitalin rajonal të Elbasanit, ka vjedhur shuma parash, në çantat e 3 punonjëseve;
-rreth mesnatës së datës 12.06.2025, pasi ka thyer derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri”, ka vjedhur aty, pajisje elektronike, të cilat u gjetën nga shërbimet e Policisë, në një banesë të braktisur, në të njëjtën lagje.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari./vizionplus.tv