Një 22-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur para dhe produkte në tre biznese gjatë ditëve të fundit, është arrestuar nga policia e Beratit.

Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”, policia vuri në pranga 22-vjeçarin F. P., 22 vjeç, banues në Berat.

Sipas kallëzimeve të bëra në polici vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 9-12 dhjetor, 2023.

Policia po vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *