E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet grabitësi i karburanteve

Policia e Tiranës arrestoi gardistin Gerald Guci si të dyshuarin e grabitjes së të paktën 4 pikave të karburanteve në Tiranë. Prej më shumë se një viti, 21-vjeçari ishte pjesë e trupës së shërbimit pranë parlamentit të Shqipërisë, ndërsa pas arrestimit është shkarkuar nga Garda e Republikës. Grabitjet bëheshin nën kërcënimin e armës, ndërsa Guci kishte arritur të merrte 85 mijë lekë dhe një celular. Pikën e karburantit në Selitë, punonjësi i gardës e grabiti dy herë, duke marrë 15 dhe 8 mijë lekë, ndërsa para se të vepronte, ai kontrollonte gjithnjë zonën. Më pas i maskuar e nën kërcënimin e armës realizonte grabitjes. Paratë e marra dhe armën e zjarrit së bashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz” për t’iu shmangur pikave të kontrollit. Burime pranë uniformave blu thanë se identifikimi i Gucit u bë nëpërmjet veshjes dhe informacionit të mbërritur në polici nga persona që e njihnin. Sipas të dhënave, ai përdorte të njëjtin maskim në çdo grabitje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë