Subscribe

Një tjeter gjyqtar përfundon ne prangat e policisë, i akuzuar per korrupsion. Behet fjale per Ibrahim Hoxhën, ndaj te cilit Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv ne nje proces civil prone. Se bashku me gjyqtarin e Gjykatës se Tiranës janë arrestuar edhe djali i tij, Ledjon Hoxha, si edhe Dritan Jazexhiu e Nevruz Gajde nje ish efektiv i policisë se Beratit. Sipas Prokurorisë, gjyqtari kishte ne shqyrtim nje çështje prone, ku njëra nga palët ishte Jazenxhiu, i cili për marrjen e nje vendimi ne favor te tij ka kontaktuar me ndërmjetësin Novruz Gajde, qe kishte njohje me gjyqtarin Hoxha. Nga përgjimet e Prokurorisë, mesditën e 2 majit, rezulton se Gajde ka komunikuar me gjyqtarin, duke përmendur nje gjashtëshe dhe me pas është takuar me te dyshuarin tjetër Dritan Jazexhiu ne lokalin e tij ku kane shkëmbyer nje sasi parash.     Pasditen e se njëjtës dite, pas komunikimit me gjyqtarin, Gajda është takuar ne nje automjet me djalin e gjyqtarit, Ledjon Hoxha dhe pas largimit te tij policia ka ndërhyre duke gjetur ne mjet 600 mije leket qe dyshohet se janë shpërblimi per gjyqtarin per te vendosur ne favor te Dritan Jazexhiut. 48-vjecarit Jazenxhiu iu be atentat dy vite me pare ne rrugën 5 maji. Nga te shtënat, ai mbeti i plagosur. Në drejtim të tij u qëllua me breshëri automatike nga një automjet në lëvizje. Jazexhiu gjendej pranë dyqanit të tij ndërkohe qe policia tha ne atë kohë se plagosja ndodhi për shkak të një konflikti për pronësinë me disa familjarë të tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *