Arrestohet fëmija kamikaz në Irak

Ishte vetëm 12 vjeç, por ishte bere gati te shpërthente eksplozivin qe mbante ne trup. Policia irakiene shmangu nje sulm terrorist ne qytetin e Kirkukut, teksa ndaloi fëmijën ne momentin qe behej gati te vetëvritej. Keto jane momentet e ndërhyrjes se forcave policore qe kane çaktivizuar rripin me eksploziv. Pas marrjes ne pyetje, ai tregoi se kishte mbërritur nga Mosuli rreth nje jave me pare ne qytetin e Kirkukut. Versioni qe rrëfeu per policinë ishte ai i marrjes peng nga disa persona me maska qe i kishin vendosur eksplozivin dhe e kishin dërguar ne zonen ku u ndalua. Arrestimi i 12-vjeçarit erdhi disa ore pasi nje sulmi kamikaz përpara nje xhamie Shiite, qe plagosi dy persona. Agjencia e Shtetit Islamik Amaq, mori përgjegjësi per sulmin me bombe ne xhami, por nuk beri asnje deklarate per fëmijën e arrestuar. Megjithatë, xhihadistet shpesh kane përdorur fëmijë si kamikazë ne Irak dhe Siri. Nje raport i fundit i qendrës kundër terrorizmit ne akademinë West Point, zbuloi se vitin e kaluar 89 fëmijë humben jetën duke luftuar per ISIS, ndërsa gjate 2016-es rastet e përdorimit te fëmijëve kamikazë jane rritur.




