E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrestohet Enver Bajri në Spanjë

Ndalohet drejtuesi i dyshuar i grupit “Bajri”, Enver Bajri në Spanjë.

 

Grupi “Bajri” që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit.

 

Reklamë

Ndalimi i tij është bërë këtë të shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë, nga policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane.

 

Sipas policisë Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro. Gjithashtu ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

 

Më shumë video

Reklamë