E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohet ekstremisti në Kamëz/ Ronald Kryemadhi kërcënoi policinë, vetëdorëzohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një ekstremist musliman pasi ka kërcënuar se do të qëllonte me armë zjarrin në drejtim të efektivëve të policisë.

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz ku në pranga ka rënë 35-vjeçari Ronald Kryemadhi.

Sipas të dhënave të policisë, Kryemadhi njihet si një person ekstremist i besimit islam.

Sot efektivët e Komisariatit numër 5 kishin shkuan në banesën e tij për ta shoqëruar në Gjykatën e Tiranës, për shkak të dhënies së masës për shkelje të rregullave te qarkullimit rrugor.

Kryemadhi ndërkohë ndodhej në arrest shtëpie për dhunë në familje dhe keqtrajtim të fëmijëve.

Kur policia ka mbërritur në banesë, i riu i ka kërcënuar me kallashnikov policinë duke i thënë që të largohet ose do ti vrasë.

Efektivët e komisariatit, RENEA dhe FNSH kanë rrethuar banesën e tij. Pas më shumë se 40 minutash ai është vetëdorëzuar.

Autori është babai tre fëmijëve, por që i pengonte ti dërgonte në shkollë pasi thoshte se fëmijët e tij i shkollon Allahu.

Ndërkohë tashmë po hetohet edhe pista nëse i arrestuari kishte lidhje me grupet ekstemiste.

Më shumë video

Reklamë