E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet dy punonjës të IKMT, merrnin para nga bizneset dhe nuk raportonin shkeljet

Dy punonjës të IKMT-së janë arrestuar pasditen e sotme nga policia e Beratit. Ata janë arrestuar në banesat e tyre në qytetin e Tiranës dhe janë sjellë në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, pas masës së sigurisë “arrest në burg” që caktoi sot Gjykata e Beratit.

 

Reklamë

Shtetasit E.B dhe A.D, të dy inpektorë të IKMT-së, mësohet se akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

 

Dy punonjësit e IKMT ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021.Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, përgjime, vëzhgime ka rezultuar se dy punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr.

Vazhdo të lexosh

Reklamë