E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet dy anglezë në Dhërmi, shisnin lëndë narkotike në lokalet e natës

Dy turistë anglezë në Dhërmi janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim shpërndanin lëndë narkotike në zonën bregdetare.

 

Policia bën me dije se tre shtetasit anglezë që pretendonin se kishin ardhur në Shqipëri për turizëm, në të vërtetë merreshin me shpërndarja dozash të lëndës narkotike, kryesisht në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit policia sekuestroi doza të lëndës narkotike si dhe para që dyshohet se i kishin përfituar nga ky aktivitet.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë