Arrestohet Drejtori i Tatimeve te Tiranës per akuzat e shpërdorimit te detyrës dhe korrupsionit. Blutë e kryeqytetit i kane vene prangat pasditen e se enjtes 40 vjeçarit Androkli Kokthi. Hetimi i njësisë antikorrupsion te Prokurorisë ka faktuar abuzimet e Kokthit dhe agjentet e krimit ekonomik kane ekzekutuar urdhearrestin per arrestimin e tij. Me pranga ne duar Kothi është dërguar ne Drejtorinë e Policisë se kryeqytetit. Hetimet kishin nisur disa muaj me pare. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ai kishte sekuestruar mallin e një biznesi qe merrej me pjesët e këmbimit te makinave, me vlere 40 milionë leke. Malli i gjetur pa fature  me vendim te Drejtorisë se Përgjithshme te Tatimeve është dërguar ne magazinat e rezervave te shtetit. Pak kohe me vone drejtori ka urdhëruar kthimin e mallit subjektit privat. Ne baze te procedurave administrative një urdhër i nxjerre nga një organ me i larte nuk mund te shfuqizohet nga një me i ulet. Sipas hetuesve, ky veprim është bere kundrejt përfitimeve te shumave te mëdha te parave. Por nuk është rasti i vetëm. Referuar te njëjtave burime nga organi i akuzës, mësohet se po hetohet edhe për biznese te tjera, te cilave mund t’u jete kthyer malli mbrapsht ne shkelje te ligjit. Nga ana tjetër po verifikohen vendimet e marra prej tij gjate ushtrimit te detyrës, ndërsa po hetohet per te pare, nëse ka pasur ose jo punonjës te tjerë te tatimeve qe kane bashkëpunuar me te. Drejtori i drejtorisë rajonale te Tiranës është denoncuar pak kohe me pare edhe nga nje vartës i tij për abuzime. 40 vjeçari Androkli Kokthi ishte emëruar ne këtë post qe nga janari i vitit 2014, ndërsa me pare ka mbajtur detyra te rëndësishme edhe ne Bashkinë e Tiranës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *