E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Ilustrim · Vizion Plus

Drejtori i komanduar i burgut të Reçit, Ervis Zika, u arrestua nga Prokuroria e Shkodrës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Hetimet e organit të akuzës provuan se drejtori kishte lejuar futjen e sendeve të paligjshme në ambientet e burgut që ai drejtonte.

 

Po ashtu, prokuroria pohon se Zika, ka vjedhur sasi të konsiderueshme karburanti për përdorim vetjak.

 

Pas arrestimit të drejtorit të komanduar, në krye të burgut të Reçit është emëruar, Seit Vuçaj.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh