Subscribe

Një ditë para protestës së opozitës së planifikuar për në 17 shkurt, policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, zëdhënësin e kësaj partie Frashër Krasniqi dhe aktivistin Kasim Uka. Urdhërarresti është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe zyrtarisht thuhet se ndalimi lidhet me një incident të 6 viteve më parë kur Konjufca dhe 26 aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes, kanë shkatërruar makinat e EULEKS-it gjatë një tubimi. Por partitë opozitare akuzojnë kryeministrin Mustafa dhe zëvendësin e tij Thaçi, se po përdorin policinë e drejtësinë, për të shtypur opozitën, një ditë para tubimit të paralajmëruar në kryeqytet.

Aktivistet tanë po arrestohen sot, një dite para protestës se madhe kundër instalimit te Serbisë ne Kosove, dhe kundër kesaj qeverie qe po e shtyn përpara nje gje te tille. Kerkojme lirimin e menjehershem te deputetit Glauk Konjufca, te Frasher Krasniqit dhe Kasim Ukes, dhe ndaljen e menjëhershme te perndjekjes ndaj aktivisteve te Lëvizjes. Nuk do te imponohet Serbia ne Kosove pavarësisht vullnetit te Mustafes e Thaçit.  

Edhe AAK në qëndrimin e saj zyrtar, i lidh ndalimet me protestën e 17 shkurtit. Një ditë më parë, Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi katër urdhërarreste të tjerë, përfshi dhe deputetin Albin Kurti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *