Subscribe

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë goditi një rrjet të gjerë korrupsioni që vepronte në Universitetin e Elbasanit, duke filluar nga dekani i këtij institucioni.

 

Operacioni i koduar “dekani”, i nisur prej disa muajsh, çoi në pranga shtatë persona, mes të cilëve dekanin Albert Riska, shefen e departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogen Erjola Calja, tre sekserë si dhe nje student.

 

Ata u arrestuan mëngjesin e së mërkurës nga policia nën akuzën ë korrupsionit.

 

Hetimet zbuluan se ky grup personash në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, u kanë kërkuar lekë studentëve në këmbim të notave kaluese gjatë sezoneve të provimeve.

 

Shumat që merrnin të arrestuarit për një provim varionin nga 100 deri në 200 euro.

 

Rektori Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Skender Topi ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të tre pedagogëve të ndaluar deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

 

Policia bëri me dije se po vijojnë hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *